Edhe pse janë paraqitur në Hagë pas ftesave që kanë marrë nga Gjykata Speciale, të gjithë të ftuarit mund të thirren përsëri nga Dhomat e Specializuara.
Kadri Osaj, avokat i akredituar nga Gjykata Speciale, ka thënë për lajmi.net, se një gjë e tillë mund të ndodhë.
“Mund të ndodhë. Ata që janë mbrojtur në heshtje me siguri jo mirëpo, ata që kanë folur, pra janë deklaruar edhe kanë ndonjë paqartësi mundet me i thirr edhe një herë”, ka deklaruar Osaj.