Për të gjithë ata që duan të përjetojnë se si duket një natë në burg, kanë mundësi të prenotojnë një natë në një hotel të veçantë që ndodhet në Bangkok të Tajlandës. Dhomat me tetë metra katrorë, janë arreduar që të ngjajnë si qeli burgu, me rrethim metalike dhe pak dritë. Gjithashtu që mysafirët të ndihen si të burgosur, banjat, hapësira e ngrënies dhe shëtitorja në tarracë janë të përbashkëta, ashtu sikurse janë në burgjet e vërteta. Vizitorëve do t’ju bëhet një fotografi e njëjtë sikurse ju bëhet të arrestuarve kur hyjnë në burg, çelësat janë të zëvendësuar me një kod, ndërsa të gjithëve do t’ju ofrohen pizhamet me vija. Çmimi për të kaluar një natë në këtë burg të improvizuar do të jetë rreth 40 euro.
Të flesh në burg? Hapet hoteli i parë “burg” (FOTO)
Leave a comment