Të enjten takimi i parë i grupit të punës për veting në MPB

Shkup, 27 gusht – Sigurimi i konsensusit midis subjekteve kryesore politike është segmenti kyç për zbatimin e vetingut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u konstatua në Sesionin e sotëm të gjashtë të Grupit të punës IV në temë “Vetingu si masë për realizimin e integritetit të institucioneve”, njofton Koha.mk

Nga debati doli edhe propozimi se është e nevojshme të zbatohet analizë e kompletuar dhe e ndërlikuar e gjendjes faktike, nevoja, procedura dhe pasojat nga vetingu në sferën ku ai do të zbatohet. Ekspertët u pajtuan edhe se është e rëndësishme që institucionet që planifikojnë të zbatojnë proces të vetingut në mënyrë kuadrovike të përgatiten për t’i zëvendësuar të punësuarit të cilën nuk di ta kalojnë procesin e vetingut dhe me qëllim që institucionet pa pengesa ta zbatojnë kompetencën e tyre funksionale.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska konsideron se vetingu në polici është një mjet në sistemin e zinxhirit të institucioneve të cilat duhet ta kalojnë këtë proces për të arritur rezultate të kënaqshme.

Ajo informoi se tani më të enjten më 29 gusht duhet të mbahet takimi i parë i grupit të punës për vetingun në MPB të cilin duhet ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Grupi i punës deri më 1 tetor duhet të përgatisë propozim plan të cilin do ta dorëzojë deri tek Qeveria për miratim. (koha.mk)