Athinë, 12 nëntor – Punojmë për ta shfrytëzuar periudhën kohore deri në hapjen e diskutimit të sërishëm në Bashkimin Evropian, për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke synuar që në bashkëpunim me të gjithë liderët e shteteve nga Ballkani Perëndimor, të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm për takimin e ardhshëm, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas, në pyetjen e drejtuar nga korrespondentja e MIA-s në Athinë, lidhur me çështjen se cilat do të jenë temat dhe porositë në takimin e radhës mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Kirjakos Micotakis, të enjtën në Selanik, njofton KOHA.
“Në takimet tona, pa dallim nëse janë në Greqi me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor apo në Evropë, ne çdoherë synojmë të insistojmë në politikën tonë bazë, se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është në dobi edhe të Evropës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pa marrë parasysh se në Këshillin e Evropës më 17 dhe 18 nëntor në tekstin me konkluzione e kemi faktin se diskutimi do të fillojë prej fillimit në muajt e ardhshëm, ne punojmë që t’a shfrytëzojmë këtë periudhë kohore me të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta arritur rezultatin më të mirë të mundshëm për takimin e ardhshëm”, tha Pecas. (koha.mk)