Të mërkurën në orën 10 sipas kohës lokale fillon debati në Parlamentin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa votimi do të jetë të enjte në darkë, brifojnë burime të Parlamentit grek, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kjo është vendosur në takimin e sotëm të kryetarit të Parlamentit grek me zëvendësit e tij.
Sipas informacioneve të njëjta, seanca plenare edhe të mërkurën edhe të enjten do të fillojë në orën 10 në mëngjes sipas kohës lokale, ndërsa do të zgjasë në varësi të katalogut të deputetëve të cilët do të paraqiten për të marrë fjalën. Nëse ka numër të madh të deputetëve të interesuar për diskutim, do të mund të zgjasë edhe deri në orën 2-3 në në mëngjes.
Sot në orën 17 sipas kohës lokale fillon me punë Komisioni parlamentar për mbrojtje kombëtare dhe punë të jashtme i cili do ta shqyrtojë projektligjin sipas të cilit ratifikohet dhe hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës
Nëse ka nevojë, komisioni do të mbajë seancë edhe nesër.