Athinë, 21 janar – Kryetari i Parlamenti grek, Nikos Vucis, pas takimit me nënkryetarët e tij, i brifoi gazetarët për vendimet e marra lidhur me procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës që filloi të hënën pasdite, ndërsa do të përfundojë të enjten me votimin e deputetëve, njofton Koha.
Vucis në brufingun tha se do të ketë kohë të mjaftueshme për të gjithë deputetët t’i shprehin qëndrimet e tyre, sepse seanca plenare mund të zgjasë minimum 28 orë, gjegjësisht sa do të jetë e nevojshme.
“Prej sot pasdite në orën 17, ndërsa me siguri deri nesër në mesditë do të mbahet procesi i Komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje, kjo është kohë e nevojshme që të gjithë t’i shprehin mendimet e tyre, pastaj do të dorëzohet raport. Të mërkurën në orën 10, dhe deri kur dëshirojmë, sa do të jetë e nevojshme dhe të enjten prej orës 10, sërish sa do të jetë e nevojshme, minimum 28 orë, që janë përkatës për tre apo katër ditë debat, do të diskutojmë për Marrëveshjen e Prespës”, tha kryetari i Parlamentit grek. (Koha.mk)