Shkup, 7 shkurt – Të rinjtë e punësuar shprehen të indinjuar ngase të drejtat e tyre të punës nuk respektohen aspak. Megjithatë ata nuk marrin guximin që t’i denoncojnë shkeljet nga frika se mund të humbasin vendin e punës. Këto janë të dhëna të cilat dolën nga hulumtimi i realizuar nga Koalicioni i Organizatave për të rinj, SEGA.
Për momentin,75 për qind nga të anketuarit, të rinj të punësuar në Maqedoni, thonë së të drejtat e tyre si punëtor janë të shkruara vetëm në letër dhe se të njëjtat nuk I garantojnë të drejtat e tyre dhe nuk I mbrojnë ata si punëtorë. Hulumtimi gjithashtu tregon se 57 për qind, nga të anketuarit frikësohen të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të të drejtës për dy arsye, e para sepse kanë frikë se mund ta humbasin vendin e punës dhe e dyta heshtin sepse të gjithë heshtin – deklaroi Zoran Ilieski, Koalcioni “Sega”.
Sipas të dhënave të dala nga hulumtimi rreth 10 për qind e të punësuarve ne Maqedoni punojnë vetëm më marrëveshje me gojë ose pa asnjë marrëveshje konkrete, ndërsa 25 për qind e të papunësuarve janë të gatshme të hyjnë në punë, pa asnjë lloj kontrate.
Edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira thotë konfirmojnë se të drejtat e punëtorëve nuk respektohen dhe sipas tyre kjo është edhe njëra nga arsyet se pse të rinjtë ikin jashtë vendit, për një të ardhme më të mirë.
Të drejtat e punëtoreve në Maqedoni thyhen dhe shkelen çdo ditë, dhe të rinjtë nuk mund ti përballojnë dhe kjo është njëra prej arsyeve se pse ata ikin jashtë vendit. Ne jemi këtu që ti edukojmë, t’i mbrojmë të rinjtë nëpërmjet këtyre fushatave – tha Blagoja Ralkovski, Konfederata e Sindikatave të Lira.
Hulumtimi është kryer në kuadër të fushatës ndërkombëtare”365 të drejta të punëtoreve të rinj” të cilën e udhëheqin Qendrat Rinore Informative dhe Këshilluese “Sega” nga Kavadari dhe Prilepi, në bashkëpunim me Fakulteti.mk dhe Konfederata e Sindikatave të Lira./ALSAT/