Shkup, 22 shkurt – Në një aksion kontrolli të realizuar dje në rajonin e Shkupit në kontroll teknik janë dërguar 49 autobus dhe automjete që e bëjnë transport publik.
Te ato janë konstatuar 16 parregullsi te të cilat tetë automjete kanë pasur problem me frenat, te dy pajisja për drejtim, ndërsa në tre kanë pasur probleme me dritat-sinjalizuese. Një automjet tjetër ka pasur probleme me pajisje tjera, ndërsa dy automjete nuk i kanë poseduar pajisjet komplet.
Nga policia informojnë se janë parashtruar 12 kërkesa për ngritje të procedurë kundërvajtëse, janë dhënë 18 urdhërpagesa për kundërvajtje, ndërsa 14 automjete janë përjashtuar nga komunikacioni.
Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe dy kundërvajtje të tjera që i kanë bërë një autobus dhe automjete të tjerë që bëjnë transport publik, si dhe 12 kundërvajtje te pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Kontrolli është realizuar në periudhën prej orës 08 deri në orën 13. (koha.mk)