Të diëlen pastrohet Liqeni Kozjak

Shkup, 20 prill – Ju njoftojmë se zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli do të kyçet në aksionin për pastrimin e Liqenit Kozjak, të  cilni me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Ministria e  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, shoqata “Go Green” dhe Fondacioni “CNVP Maqedonia “do ta  zbatojnë  të dielën, më 22 prill 2018.

Në këtë aksion u kyçën edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Agjencia për Rini dhe Sport, Komuna e Makedonski Brodit me ndërmarrjen komunale , NK “Jasen”, Shoqata e Trajtuesve të Mbeturinave Kolektive, Kryqi i Kuq i Maqedonisë, kajakët, zhytësit, alpinistët, shoqatat civile dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik.