Të dhënat zyrtare, 27 të vdekur si pasojë e shpërthimit në Bejrut dhe 2.500 të lënduar

85

Ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, ka thënë se 27 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit në Liban.

Raportohet se rreth 2,500 persona të tjerë janë lënduar. Bëhet e ditur se shpërthimi ndodhi në një depo me mjete piroteknike, duke shkatërruar një sërë ndërtesash.

epa08583765 A general view of the harbor area with smoke billowing from an area of a large explosion, with damage and debris after a large explosion rocked the harbor area of Beirut, Lebanon, 04 August 2020. According to reports, several people have been injured and large area badly damaged while the cause of the explosion is not yet known. EPA-EFE/WAEL HAMZEH

Shpërthimi i parë thuhet të ketë qenë paksa më i vogël, kurse i dyti shumë më i fuqishëm duke bërë që në ajër të ngritet një re në formë kërpudhe.

Incidenti ka ndodhur në kohën më të rëndë ekonomike dhe të krizës financiare për Libanin dhe në kohën kur janë rritur tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë vijës kufitare në jug të Libanit.

Comments are closed.