Alexandra Ivarsdottir dhe Gylfi Sigurdsson janë një ndër çiftet më simpatike dhe të komentuara në Islandë. Mesfushori i Everton nuk heziton që t’ja shprehë shpesh herë dashurinë partneres së tij, edhe përmes postimeve që bën në rrjetet sociale. 29-vjeçarja ka përfunduar studimet e larta për psikologji dhe tashmë shoqëron të fejuarin në saj në qytetet ku ai luan. Ajo është një nga personazhet më të njohura në Islandë, pasi në vitin 2008-të është kurorëzuar “Miss”. Përveç kësaj kurore ajo është vlerësuar “Miss Ëorld Sports”, pasi ka kaluar me sukses testet fizike dhe ka triumfuar në aktivitetet sportive. Bukuroshja bionde e ka ndjekur të dashurin e saj në çdo kompeticion ku ai ka qenë pjesëmarrës me Islandën dhe Evertonin.