Të burgosurit në Massachusetts së shpejti mund të keni opsionin e reduktimit të dënimit në këmbim të dhurimit të organeve të tyre, nëse ligji i propozuar kalohet nga shteti. Ligji i ri me qëllim të vendosjes së programit të dhurimit të organeve është propozuar nga dy deputetë demokratë, raportoi The Guardian. Nëse kalon, programi do t’ua lejonte të burgosurve të fitojnë jo më pak se 60 dhe jo më shumë se 365 ditë ulje të kohëzgjatjes së dënimit të tyre.
Bashkë me programin e tij, një komitet do të themelohej prej pesë anëtarësh përgjegjës për mbikëqyrjen e skemës.
Aktualisht, Byroja Federale e Burgjeve në SHBA lejon dhurimet e organeve nga të burgosurit vetëm nëse pranuesi është anëtar i familjes. Asnjë shtet nuk lejon dhurimin e organeve nga të burgosurit e ekzekutuar, edhe nëse ata janë të regjistruar për dhurim të organeve. Sipas Rrjetit për Dhurimin e Organeve, aktualisht janë 104,413 persona në SHBA që presin për transplant organi.