Shkup, 21 shkurt – Dita e parë e paraburgimit të ish-ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski nuk ka kaluar mirë në burgun hetues të Shutkës. Me shuplaka është rrahur ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristovski, ndërsa i është çarë arkada e vetullës. Pa goditje nuk ka kaluar as ish-ministri Janakieski, madje atij i është thyer dora, merr vesh gazeta KOHA.
Janakieski tashmë është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për shërim. Në rrahjen e dy ish-ministrave, të akuzuar së fundmi si organizatorë të 27 prillit, kanë marrë pjesë disa të burgosur shqiptarë, të revoltuar sapo i kanë parë Janakieskin dhe Ristovskin në oborrin e burgut. I pari që ka goditur dy uish-ministrat është Esat Kafexholli, i dënuari i Kosovës në Grupin e Kumanovës, ndërsa kanë qenë autoritetet e burgut që kanë penguar eskalimin e incidentit.
Sipas burimeve nga burgu i Shkutës thuhet se rrahjes i ka parapri provokimi të cilët e kanë bërë këta duke thënë “A ka mbet ndonjë terrorist në këtë burg”. Të njëjtat burime thonë se fillimisht është sulmuar Spiro Ristovski dhe më pas është sulmuar Mile Janakievski. (koha.mk)