Rreth 30 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Poloni, për shkak të mbylljes së kufijve, prej emergjencës së koronavirusit. Mes tyre shumica janë nga Vlora të cilët kishin mbërritur në Poloni, pasi një firmë iu kishte premtuar në punë.
Por firma në fjalë i ka lënë shqiptarët në mes të rrugës, duke bërë që prej dy ditësh të enden në stacionin e trenit, ku dhe kalojnë natën. Ata kërkojnë që të kthehen në Shqipëri, duke i mbajtur sytë nga autoritetet shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se nga dita e hënë nis kthimi në atdhe i shqiptarëve të mbetur jashtë, por detaoi më konkretisht se do të bëhet kthimi i qytetarëve shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar dhe studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare.