Peter Bosz ka rinovuar kontratën e tij me Bayern Leverkusen. 56-vjeçari mori drejtimin e skuadrës gjermane në dhjetor të 2018 dhe tashmë do të jetë pjesë e Leverkusen deri në 2022.
Paraqitjet e Leverkusenit ka bërë që drejtuesit e klubit të besojnë sërish te Bosz dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Në faqen zyrtare, “Aspirinat”, kanë njoftuar se është arritur marrëveshje me trajnerin 56-vjeçar deri në vitin 2022.
“Ne e vlerësojmë shumë punën e përditshme të Peter Bosz këtu në Bayer 04. Ai dëshiron të njëjtën gjë si ne, dmth të luajmë futboll tërheqës dhe mbi të gjitha të suksesshëm,” tha shefi i Leverkusen, Fernando Carro.
“Ne kemi synime ambicioze dhe jemi të bindur që mund t’i arrijmë ato me Peter Bosz si trajnerin tonë”, shtoi ai në faqen e klubit. Leverkusen renditet në vendin e 6-të në Bundesligë dhe ka si synim arritjen në Champions League këtë sezon.