U transferua verën e kaluar për 40 milionë euro, por duket se aventurës së Malcom te Barcelona do t’i vijë shumë shpejt fundi. Drejtuesit e klubit katalanas mendojnë që me hapjen e merkatos së verës ta largojnë ish-lojtarin e Bordeaux drejt një klubi tjetër, pasi braziliani asnjëherë nuk u përshtat siç duhet në “Camp Nou”.
Për Malcom kanë shfaqur interes disa klube nga Anglia, Gjermania apo Italia, por favoritët për të nënshkruar me 22-vjecarin duket se janë anglezët e Tottenham, të cilët e ndiqnin lojtarin edhe gjatë kohës që ai luante për Bordeaux, përpara se të kalonte në Spanjë.