“Më shumë jemi fokusuar në investimet kapitale ku dhe ju kemi dhënë prioritet zonave shqiptare, të cilat kanë qenë të anashkaluar më parë ndër vite. Projekti i fundit ka qenë ndërtimi i terrenit sportiv në Dibër me të gjithë kushtet dhe rregullat e FIBA-s për terrene sportive, e cila ka kushtuar 2.800.000 denarë. Gjithashtu fazën e parë të rikonstruimit e kanë kaluar edhe fushat sportive në Dollnen, e cila do ta arrij shumën e përgjithshme prej 4.670.000 denarë, ndërkohë fusha në Çegran do të kushtoj 6.000.000 denarë dhe në Likovë 2.500.000 denarë”, shprehet Nura
Zenel MIFTARI
Shkup, 25 tetor – Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura, në një bisedë me gazetën KOHA, ka folur rreth projekteve kapitale të kësaj agjencie, mbështetjes së sportistëve, talentëve dhe poetëve të rinj nga kjo agjenci. Ai gjatë bisedës ka veçuar investimet kapitale në zonat shqiptare dhe mbështetjen e të rinjve shqiptarë në fusha të ndryshme. Për një vit sa ka qenë në këtë agjenci, Nura thotë se ka tentuar ta largoj diskriminimin që ju është bërë shqiptarëve ndër vite nga kjo agjenci. Sa i përket anës se si ndahen grantet nga kjo agjenci, ai u shpreh se në Agjencinë për Rini dhe Sport, përveç investimeve kapitale, ekzistojnë edhe dy sektor për mbështetje financiare, si sektori i sportit dhe sektori për të rinj.
“Më shumë jemi fokusuar në investimet kapitale ku dhe ju kemi dhënë prioritet zonave shqiptare, të cilat kanë qenë të anashkaluar më parë ndër vite. Projekti i fundit ka qenë ndërtimi i terrenit sportiv në Dibër me të gjithë kushtet dhe rregullat e FIBA-s për terrene sportive, e cila ka kushtuar 2.800.000 denarë. Gjithashtu fazën e parë të rikonstruimit e kanë kaluar edhe fushat sportive në Dollnen, e cila do ta arrij shumën e përgjithshme prej 4.670.000 denarë, ndërkohë fusha në Çegran do të kushtoj 6.000.000 denarë dhe në Likovë 2.500.000 denarë”, shprehet Nura.
Ai shtoi se në një afat të shkurtër do të përfundoj edhe ndërtimi i pishinave shkollore në Tetovë dhe Kërçovë, të cilat duhet të përurohen deri në vitin 2022. Nura për gazetën KOHA tha se pas shumë viteve do të rinovohet edhe pishina e qytetit të Strugës, e cila siç tha ai, është lënë pas dore për vite me radhë. Sa i përket Strugës, ai shtoi se në dhjetor do të përfundojë dhe rinovimi i fushës sportive, e cila ka filluar me punime që në muajin mars. Në bisedë me gazetën KOHA, Nura u shpreh se përveç këtyre investime kapitale, ai është fokusuar edhe në mbështetjen e klubeve sportive të shqiptareve përmes vauçerëve të ndryshme. “Vauçerët u jepen klubeve sportive, të cilët e lirojnë nga tatimet njërin nga sponsorët e tyre. Gjatë vitit 2019, për klubet shqiptare janë ndarë vetëm 38 vauçerë, ndërkohë që gjatë vitit 2020 – ky numër është rritur në 60 vauçerë”, nënvizon Nura.
Sipas tij, këtë vit për herë të parë në Këshillin më të lartë të kësaj agjencie janë përfshirë tre shqiptarë nga shtatë sa ka gjithsej ky këshill, pasi siç u shpreh Nura, ky këshill vendos dhe ku do të destinohen mjetet financiare. Izmit Nura, në fund bënë të ditur se kur ka ardhur në Agjencinë për Rini dhe Sport, gjuha shqipe nuk ka qenë e përfshirë në këtë institucion, ndërsa me ardhjen e tij – e ka futur edhe gjuhën shqipe në këtë institucion. Ndryshe, Strategjia pesëvjeçare e Agjencisë për Rini dhe Sport tashmë është miratuar nga Qeveria dhe e njëjta po implementohet në praktikë. (koha.mk)