Ish-presidenti amerikan Barack Obama, një ndër liderët më karizmatikë dhe të pëlqyer të botës zbuloi “rregullat” e tij të suksesit në inaugurimin e Samitit të Fondacionit Obama para 500 liderëve të rinj, sipërmarrësve e artistëve nga 60 kombe të ndryshme.
Gjatë fjalimit të tij mirëseardhës, Obama i inkurajoi të gjithë t’i ndjekin sepse ai beson se ndihmojnë shumë të arrish suksesin duke ngritur lart kulturën qytetare dhe duke sjellë ndryshime për mirë në jetët e përditshme.
“Ka vetëm disa rregulla dhe mendoj se janë shumë të thjeshta”, tha ai.
Dëgjoni njerëzit rreth jush
“Ndani historitë tuaja me njëri-tjetrin dhe provoni të bëni një lidhje komunikim dhe besimi. Nëse është e mundur, gjeni dikë që nuk është si ju, që nuk ngjan si ju apo mendon si ju, apo nuk ndan të njëjtat eksperienca si ju – të paktën në sipërfaqe”.
Kur nuk bini dakord, mos u bëni i padakordësueshëm
“Ndryshimi real vjen me bindjen dhe të qenurit të hapur ndaj të tjerëve. Kini një këndvështrim, jini të bazuar në eksperiencën tuaj dhe mos kini frikë ta ndani me të tjerët. Por gjithashtu dëgjoni dhe jini të hapur. Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me kulturën tonë qytetare”.
Thoni jo telefonit kur bisedoni përballë me tjetrin!
“Nuk mund të bëni një bisedë me dikë ballë për ballë kur jeni të zënë duke parë telefonin ose duke u përpjekur të bëni një foto. Shtrëngoni duart me tjetrin dhe lidhuni me të vërtetë”.
Kënaquni
“Çdo punë është e vështirë. Është plot me frustrime dhe zhgënjime. Mund të jetë e vetmuar, por nuk ka pse të jetë. Dijeni se ka njerëz të tjerë që ndajnë shqetësimet tuaja dhe gëzimin tuaj për sukseset e vogla dhe se si këto suksese të vogla mund të kthehen në të mëdha”.