Shkup, 9 nëntor – Pesë personat e dyshuar të cilët janë arrestuar sot në hetimin e ri “Perandori” të Prokurorisë Speciale Publike”, sot pasdite me shoqërim policor filluan të sillen para gjykatësit së procedurës paraprake. PSP kërkoi për ta masa për sigurim të pranisë.
Në Gjykatën penale i pari u soll Nenad Josifoviq, e më pas edhe Cvetan Pandellski, pronari i kompanisë “Pelisterka”.
PSP paraprakisht kumtoi se pas procedurës së kryer parahetimore, në të cilën janë ndërmarrë rreth dhjetë lëndë të cilët ushëhiqeshin para prokurorive kompetente dhe ndaj të cilave është vendosur kompetenca e kësaj Prokurorie publike, sot është hapur hetim nën emrin e koduar “Perandori” kundër Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandellski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski. Ata janë të dyshuar për vepra të kryera penale bashkim kriminel, keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, Mashtrim dhe Larje parash dhe kontributeve të tjera nga vepra ndëshkuese. Gjatë procedurës parahetimore, me ndërmarrje tl veprimeve të ndryshme hetimore si dhe me zbatimin e masave tlë posaçme hetimore, janë siguruar mjaft dëshmi prej të cilave doli dyshim i bazuar se në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2013 të dyshuarit i kanëm kryer veprat penale me të cilat ngarkohen personalisht dhe përmes personave juridik që kanë qenë apo janë në pronësi të tyre.
Gjatë ditës së sotme PSP në bashkëpunim me MPB-në, kreu 12 bastisje dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar.
Për një kohë të shkurtë pritet edhe zgjerim i hetimit drejt personave të rinj dhe për vepra të reja penale, ndërkaq në drejtim të sigurimit të kërkesave pronësore-juridike nga personat e dëmtuar dhe sigurimit të lëndëve të cilat rrejdhin nga veprat penale do të kërkohen edhe masa për sigurim të përkohshëm të pronës.