Shkup, 26 mars – Në shkurt të këtij viti në arkën shtetërore ka të ardhura më të larta si rezultat i të ardhurave më të larta tatimore dhe pagesë më të lartë të kontributeve. Në pajtueshmëri të tabelës fiskale të cilën sot e publikoi Ministria e Financave, në shkurt janë paguar të ardhura buxhetore në vlerë prej 14,1 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 5,6 për qind në krahasim me shkurtin e vitit 2017. Sipas të dhënave të publikuara, në dy muajt e parë të këtij viti janë paguar gjithsej 27,4 miliardë denarë ose për 5,8 për qind më shumë në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar.
Tek të ardhurat tatimore në shkurt shënohet rritje prej 6,2 për qind në krahasim me shkurtin e vitit 2017. Pagesa e tatimit personal të fitimit në shkurt është më i lartë për 8,4 për qind, ndërsa i TVSH-së për 6,2 për qind. Tek pagesa e kontributeve është shënuar rritje prej 6,1 për qind.
Në mënyrë kumulative, në dy muajt e parë të vitit të ardhurat tatimore janë më të larta për 6,9 për qind në krahasim me këtë periudhë në vitin 2017. Kjo është meritë e të ardhurave më të larta nga tatimi personal i fitimit për 4,6 për qind, bruto-të ardhura më të larta se TVSH për 10 për qind, ndërsa rritje prej 5,6 për qind shënohet edhe tek pagesa e kontributeve.
Shpenzimet kapitale në dy muajt e parë janë realizuar në nivel prej 4,3 për qind nga Buxheti për vitin 2018. Nga Ministria e Financave thonë se realizimi i këtillë është i zakonshëm për këtë periudhë të vitit, dhe është meritë e asaj që shumica e projekteve janë në fazë fillestare dhe pritet që gjatë vitit realizimi jashtëzakonisht të përmirësohet.
Deficiti buxhetor për dy muajt e parë është 0,5 për qind nga BPV-ja.