Sunderland ka filluar të shpresojë. Black Cats, një nga klubet më të mëdha në Angli, kohët e fundit janë lënë në harresë, ku fillimisht braktisën Premier League, pastaj Championship dhe aktualisht militojnë në League One (kategoria e tretë në Angli). Juan Sartori, bashkëpronar i klubit, është i vendosur për të ndihmuar ekipin të ngjitet aty ku meriton, duke përdorur milionat e realizuara nga shitja e … hashashit.
Gushtin e kaluar, biznesmeni amerikano-latin ka blerë 20 për qind të një kompanie, dhe sipas Sun është i gatshëm të rikthejë ekipin në Premier League. Sartori është një sipërmarrës që merret me energjinë dhe nxjerrjen e mineraleve, por ai është gjithashtu njeriu kryesor mbrapa International Cannabis Company, e cila mban licencën (në vendin e saj, ku është legalizuar kohët e fundit) për të shitur marijuanë për qëllime rekreative dhe mjekësore. Kohët e fundit, megjithatë, është bërë e ditur se Aurora Canabis (kompania kanadeze) ka arritur një marrëveshje për blerjen e ICC-së për shifrën e 170 milionë eurove. Para që Sartori mund ti investojë në klub.
Si një tifoz futbolli, ai kërkon të përfshihet në mënyrë aktive në drejtimin e Sunderland, duke shoqëruar aksionarin e ri të shumicës, Stewart Donald. Dhe ai tashmë ka ide shumë të qarta. “Sunderland është një klub i madh. Një skuadër me shumë histori dhe një emër të madh, gjë që e bën tërheqës “. Për këtë arsye uruguaiani është i gatshëm të ndihmojë ekipin… në të gjitha mënyrat.