Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë në pesë muajt e parë të vitit 2017 realizoi për 9,6 për qind të ardhura më të larta nga kjo periudhë në vitin 2016 të cilat janë 30,5 miliardë denarë. Në kumtesën e Drejtorisë Doganore theksojnë se pas të ardhurave të realizuara më të larta në ekzistimin e saj 25-vjeçar si organ i pavarur shtetëror edhe në vitin 2017 e ruajti trendin e pagesës së suksesshme të taksave në kompetencë të saj.
Shuma e taksave të paguara sipas llojeve për periudhën 01.01 – 31.05.2017, janë: Pagesa e TVSH-së përfshirë me 31 maj 2017 janë 18,2 miliardë denarë që është për 13 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Të ardhurat nga dogana janë 2,1 miliardë denarë që është për 9,2 për qind më shumë nga pagesa në atë periudhë vitin e kaluar, akcizat janë 9,9 miliardë denarë që është për 4,2 për qind më shumë dhe të ardhurat janë në vlerë nga kompensimet për 250 milionë denarë pse për 5,7 për qind. Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë, siç qëndron në kumtesë, pret ta përmbush dhe ta tejkaloj planin për pagesë të taksave për vitin 2017