Shkup, 28 mars – Në muajin prill, siç ishte paralajmëruar, do të fillojë debati për vendosjen e taksave progresive. Siç tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski, propozohet për të ardhura deri në një mijë euro tatim persona mbi të ardhurat të mbetet i njëjtë, 10 për qind, ndërsa për çdo të ardhura të realizuara mbi kufirin prej njëmijë eurove tatimi të jetë 18 për qind, ndërsa të tillë janë rreth dy për qind e qytetarëve të Maqedonisë. “Ky është propozimi fillestar i Ministrisë së Financave që do të vendoset në debatin publik. Propozimi është përkthyer edhe në propozim-zgjidhje ligjore e cila do të vendoset në ENER që të mund qytetarët ta shohin dhe të japin propozime, sugjerime dhe mendime të tyre”, theksoi Tevdovski në forumin “Ekonomia e Maqedonisë midis vizionit dhe dilemave”. Sipas tij, përvoja me vendosjen e tatimit progresiv, siç tha Tevdovski, tatim të drejtë ka Shqipëria e cila normat e tatimit personal i ka rritur në 13 dhe 23 për qind dhe me këtë rast nuk e ka humbur konkurrencën. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Koço Angjushev tha se duhet të bëhen analiza të thella sepse nëse lëshohet shumë poshtë pragu mbi të cilën do të ndryshonte norma e tatimit, mund të jetë jo stimuluese.