Shkup, 2 nëntor 2018 (MIA) – Këshilli gjyqësor në lëndën “27 Prilli” vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore ndodhet për pmjekim në SPQ “8 Shtatori”.
Ndarje të procedurës për të kërkoi prokurorja Vilma Ruskovska. Sasho Markovski të martën, me ekipë të Ndihmës së Shpejtë u dërgua në spital, për ç’shkak seanca u shtye për sot.
Procedura e ndarë për Markovskin do të vazhdojë pas një muaji, ndërsa paraprakisht gjykata do të kërkojë mendim nga SPQ “9 Shtatori” për gjendjen e tij shëndetësore.
Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për të akuzuarit e tjerë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Sot shikohet video xhirimi nga kamerat nr.14 në shtëpinë ligjdhënëse.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhimovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.