Taylor Swift i bëri një dhuratë speciale Katy Perry-t për vajzën

10

Katy Perry dhe Taylor Swift i kanë dhënë fund çdo hatërmbetje mes njëra-tjetrës dhe këtë gjë sapo e vërtetoi veprimi i kësaj të fundit. Muajin e shkuar Katy solli në jetë vajzën e saj të parë me Orlando Bloom dhe Taylor është kujdesur që t’i bëjë një dhuratë shumë speciale vogëlushes.

Katy Perry ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto të dhuratës së ëmbël, që ishte një mbulesë në ngjyrë pjeshke, mbi të cilën ishte shkruar me qëndisje “Baby Bloom”. Bashkë me dhuratën Taylor kishte ngjitur një shënim të shkruar me dorë, adresuar “Katy-t, Orlando-s dhe të voglës”.

E emocionuar për dhuratën, Perry shkroi: “Zonjusha Daisy e adhuron mbulesën e saj të qëndisur nga zonjusha Taylor Swift. Shpresoj që ta përdorë për vite me radhë derisa të kthehet në një copë të panjohur, të cilën ajo do ta mbajë në portofolin e saj kur të jetë adoleshnte”.

Këngëtaret e kanë hedhur të gjithë konfliktin e shkuar pas krahëve dhe tashmë festojnë për çdo arritje të njëra-tjetrës, jo vetëm të jetës profesionale, por edhe private. Kujtojmë se gjithë debati mes dy artisteve nisi në vitin 2014-të, kur Taylor akuzoi Katy-n se ajo i kishte “vjedhur” kërcimtarët e turneut të saj. Më pas e gjithë kjo akuzë u pasua nga disa deklarata të fuqishme dhe këngë kundër njëra-tjetrës. Artistet vendosën t’i jepnin fund gjithçkaje kur Katy i dhuroi këngëtares së hitit “Shake it off” një degë ulliri një shenjë paqeje.

Comments are closed.