Futbollisti i njohur Taulant Xhaka përkundër angazhimeve që ka, po gjen kohë të kalojë moment të këndshme me të dashurën. Ai së fundmi ka publikuar një foto në Instanstory ku shihet se është shumë i lumtur pranë saj, shkruan lajmi.net. ‘Natën e mirë’ ka shkruar ai përkrah fotos së publikuar ku ka marrë një puthje të ëmbël. Taulanti duket më i dashuruar se kurrë më parë ndërsa ne ju sjellim disa imazhe të vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën, Arbnorës. Kujtojmë se ai luan për Basel të Zvicrës dhe së fundmi është rikthyer edhe në grumbullim te kombëtarja Shqiptare, që tani për trajner ka Christian Panuccin.