Taulant Seferi vijon të shkëlqej në Zvicër me skuadrën e Winterthur. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është duke bërë një sezon të mirë në ligën e dytë të futbollit në Zvicër, teksa këtë sezon ka shënuar 7 gola në total, 6 në kampionat dhe 1 në kupë. Gjithashtu, Seferi, ka asistuar edhe në tre gola të tjerë për skuadrën e tij, të cilët kanë qenë shumë të rëndësishëm për ekipin.
Asisti i fundit ishte në ndeshjen e tre ditëve më parë kundër Vaduz, ku Winterthur arriti të fitonte me rezultatin 3-0, duke marrë tre pikë të rëndësishme në kampionat. Ishte minuta e 17` e takimit, kur Seferi asistoi në golin e parë të Winterthur i realizuar nga Calla.
Sulmuesi kuqezi ndërmerr një aksion personal nga mesi i fushës, duke u afruar në zonë dhe pason në krahë për shokun e skuadrës. Ky i fundit realizon bukur në shtyllën e dytë, duke hapur serinë e golave për ekipin e tij. Sakaq, Taulant Seferi, ka bërë paraqitje të shkëlqyer edhe në këtë takim.
Qendërsulmuesi firmosi një kontratë të re me skuadrën e Young Boys, ekip i cili e ka transferuar në formë huazimi te Winterthur. Deri më tani, Seferi ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën e tij në këtë sezon, duke grumbulluar në total 1327 minuta.
Asisti im kunder Fc Vaduz.. #Elhamdulilah i lumtur per fitoren e ekipit.! FC Winterthur
Publiée par Taulant Seferi sur Dimanche 17 février 2019