Shkup, 17 janar – Trajneri i kombëtares së Shqipërisë deri 21-vjeç, Alban Bushi, në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e djeshme ka prezantuar futbollistët e përzgjedhur për grumbullimin e tij të parë që do të mbahet në datat 18-25 janar në Shqipëri. Ndryshe, në mesin e 21 futbollistëve nuk figuron emri i Taulant Seferit, futbollistit shqiptar nga Kumanova dhe aktualisht anëtar i skuadrës zvicerane Jang Bojs, mirëpo sipas seleksionuesit Bushi, Seferit dhe Elvir Malokut, është duke ju bërë gati pasaporta dhe do të jenë dy prurjet e reja në të ardhmen. “Taulant Seferi dhe Elvir Maloku që i kemi kontaktuar e kanë pranuar ftesën. Ne interesohemi për shumë lojtarë, por nuk do i bëjmë të ditur se janë shumë. Dy prej tyre, Elvir Maloku dhe Taulant Seferi, po u bëhet në mënyrë urgjente pasaporta”, u shpreh Bushi. Ai bëri me dije se objektivi i ekipit shpresa është vetëm të nxjerrë lojtarë për ekipin e parë dhe jo kualifikimi në Kampionatin Evropian. “Është grumbullimi i parë me U-21 dhe është shumë i rëndësishëm për ne dhe për ata lojtarë që vijnë për herë të parë. Ka qenë një periudhë e shkurtër për të parë disa lojtarë sepse kam vetëm një muaj që e kam marrë punën dhe shumica e lojtarëve në këtë kohë kanë qenë pushim. I kam parë me video dhe mendoj se e kam një ide, por në grumbullim do krijojmë një ide edhe më të qartë. Bazë të ekipit nuk kemi sepse nga lojtarët e vjetshëm kanë ngelur vetëm 4-5. Jemi në kërkim të lojtarëve të rinj. Në muajin shkurt do ketë një tjetër seleksionim me lojtarë nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe ndonjë vend tjetër. Jemi në një fazë që do ndërtojmë boshtin e ekipit”, deklaroi Bushi. Ndërkohë, në mesin e 21 futbollistëve është përfshi edhe futbollisti kosovar në radhët e Rabotniçkit, Emir Sahiti.
Lista për grumbullimin e parë:
- Elhan Kastrati – Teuta (Shqipëri)
- Mario Dajsinani – Partizani (Shqipëri)
- Bardhec Bytyqi – Aalborg (Danimarkë)
- Idriz Voca – Luzern (Zvicër)
- Laurant Sadiku – Yong Boys (Zvicër)
- Arlind Amidi – Altak (Austri)
- Ymer Shaba – Dinamo (Shqipëri)
- Leonardo Maloku – Pescara (Itali)
- Alfred Ajdarevic – Orebro (Suedi)
- Fabio Sakaj – Modena (Itali)
- Amarildo Gjoka – Kortrijk (Belgjikë)
- Olgert Merkaj – Sampdoria (Itali)
- Romeo Shahinas – Racing Roma (Itali)
- Heroid Gjoshi – FC Vil (Zvicër)
- Frederiko Zenuni – Tutokuoio (Itali)
- Sherif Kallaku – Cremonese (Itali)
- Ardit Deliu – RNK Split (Kroaci)
- Emir Sahiti – Rabotniçki (Maqedoni)
- Arjan Kabashi – Elfsborg (Suedi)
- Valdrin Mustafa – Kaizerslauten (Gjermani)
- Çlirim Shabani – Luzern (Zvicër)