Një tifoz i Manchester United ka bërë një tatuazh të veçantë duke i shtuar akoma më shumë dhimbjen Loris Karius dhe tifozëve të Liverpool. Të Kuqtë e mbyllën sezonin pa trofe pas dështimit në Champions League, ashtu si United. Dy klubet kanë një rivalitet të mirënjohur dhe tifozët janë gati të shfrytëzojnë çdo fatkeqësi që i ndodh kundërshtarëve. Loris Karius do ta mbajë mend gjatë atë mbrëmje ku i fali dy gola Real Madridit. Dhe një tifoz i United ka siguruar që bëmat e tij fatkeqe të mos harrohen kollaj edhe nga ai duke bërë një tatuazh në trupin e tij. Karius është një legjendë 26-05-2018 është gjithçka që është shkruar – dhe aq mjafton. Deri ku shkojnë disa tifozë për të festuar disfatën e kundërshtarit.