Tatuazhet mund të pengojnë djersitjen!

19

Tatuazhet mund të pengojnë djersitjen. Pavarësisht se që nga antikiteti njeriu ka pikturuar trupin e tij për shumë arsye kulturore, kjo praktikë mund të ndikojë negativisht në procesin e termorregullimit trupor. Duke qenë se djersitja është mënyra që ka trupi për t’u ftohur pas nxehjes së tepërt, ky mund të jetë vërtet problem shqetësues. Këtë e konfirmon një kërkim i kryer së fundmi nga Southern Methodist University.

Sipas autorëve të studimit, ka rezultuar se zonat e trupit që ishin të mbuluara me tatuazhe, djersitnin më pak. Ata shpjegojnë se sinjalet nervore të lidhura me gjëndrat e djersitjes nuk influencohen nga tatuazhet, por hedhin idenë që ndoshta janë pikërisht këto të fundit që mund të dëmtohen lehtë gjatë bërjes se tatuazhit. Kërkuesit theksojnë se ata janë përqendruar në studimin e atyre rasteve kur një pjesë e madhe e sipërfaqes së lëkurës është e mbuluar nga tatuazhet dhe në të tilla, mund të kompromentojë pikërisht rregullimin e temperaturës trupore.