Shkup, 11 nëntor – Të ardhurat të cilat kanë mundur të grumbullohen nga tatimi progresiv dhe shkalla më e lartë e të ardhurave personale janë më të ulëta për 51,2 për qind në krahasim me potencialin, tregon analiza e Ministrisë së Financave (MF) e titulluar “Si deri në tatim gjithëpërfshirës, korrekt dhe efikas në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njofton KOHA.
Sipas analizës të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë, vlera e të ardhurave të realizuara vetëm nga shkalla progresive dhe më e lartë e të ardhurave personale, me efekt të anuluar nga rritja e pagave dhe punësimet, për gjashtë muajt e parë të vitit 2019 është 12,7 milionë euro. Të ardhurat potenciale, përderisa subvencionet nuk e kanë ndryshuar sjelljen e tyre, do të ishte 19,2 milionë euro.
Sqarimet potenciale për ndryshimet e sjelljes së bonove janë se masa është vendosur në kontekst specifik politik dhe shqëror-ekonomik. Gjithashtu, bonot kanë pasur ndjenjë se nuk janë konsultuar, si dhe se nuk marrin shërbime më shumë dhe më të mira, ndërsa paguajnë më shumë.
Analiza thekson se përveç dizajnit të vetë zgjidhjes së reformës tatimore, i rëndësishëm në mënyrë të barabartë është edhe mënyra dhe orari i zbatimit.
Më tej në analizë theksohet se Republika e Maqedonisë së Veriut bie në vendet të cilat kanë nivel mesatar të pabarazisë tatimore, të matur sipas koeficientit Xhini, që do të thotë se ekziston pabarazi. Që të mund të ndikojë në uljen e mëtutjeshme të pabarazisë me politikë tatimore, para së gjithash, duhet të zgjidhen problemet më të mëdha si ulja e evazionit fiskal dhe përforcimi i alokimit transparent dhe efektiv të mjeteve buxhetore. Njëherit, që të vendoset tatimi progresiv si korektor për pabarazinë është e nevojshme të krijohen parakushte kyçe.
Ministria e Financave mbetet në qëndrimin se tatimi progresiv i të ardhurave personale mund të japë efekte të mira shoqërore-ekonomike dhe shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar, përderisa ka dizajn optimal, në qendër të së cilit është amvisëria. Përderisa është sjell në proces konsultativ me të gjitha palët e cenueshme dhe në bazë të analizave objekteve dhe hulumtimeve. Përderisa janë të përforcuara mekanizmat për eliminimin e ekonomisë gri, në kuadër të qasjes holistike në pajtim me Strategjinë për formalizimin e ekonomisë joformale 2018-2010 dhe avancimit të saj. Gjithashtu, theksohet se duhet të ngritet besimi në institucionet, si dhe të vendosen procese efikase dhe efektive me shfrytëzimin e potencialit nga teknologjia, me qëllim të uljes së barrës administrative.
Analiza mund të lexohet në https://finance.gov.mk/mk/node/8323. (koha.mk)