Shkup, 14 nëntor – Tatimi i sheshtë për momentin është më mirë për rritje ekonomike, ndërsa për vendosjen e të drejtës progresive duhet të numërojmë. Paguhen shumë pak tatime. Prandaj, së pari duhet të numërojmë dhe të shohim sa tatime me të vërtetë shteti mund dhe duhet të grumbullojë dhe më pas të kthehemi në këtë çështje dhe të shikojmë, nëse na duhet tatim shtesë në mënyrë progresive ose mënyrë tjetër, deklaroi sot Ilija Gospodinov, zëvendëskryetar i kompanisë “Endava” dhe anëtar i Këshillit drejtues të Odës ekonomike për teknologji informatike dhe kompjuteristike (MASIT), njofton KOHA.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas punëtorisë “Si të rriten investimet në vend me qëllim që të stimulohet rritja e qëndrueshme ekonomike”, Gospodinov përmendi se tatimi progresiv aspak nuk e ka dhënë efektin e pritur. Nuk rezultoi me pagesë të tatimit më të madh nga ana e të punësuarve të cilët marrin paga më të larta, por me pagesën e dallimit nga ana e kompanive.
Për t’u përshëndetur është, shtoi,, ajo që insistimi i MASIT për rianalizën e tatimit progresiv rezultoi me vendosjen e tij në pritje.
Punëtorinë “Si të rriten investimet në vend me qëllim që të stimulohet rritja e qëndrueshme ekonomike” e organizoi Oda ekonomike Maqedoni-Turqi, përveç përfaqësuesit nga biznesi, marrin pjesë edhe profesorë. Diskutohet për atë se cilat politika ekonomike duhet të ndërmerren që të maksimizohen efektet e investimeve të tanishme dhe të ardhshme. (koha.mk)