Tasholli: Kjo nuk është Gjykata Speciale për të cilën votoi Kuvendi i Kosovës

76

Analisti politik Ismail Tasholli, u është përgjigjur atyre zërave që ditëve të fundit kanë komentuar se ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, “e bajshin me shëndet”.
Tasholli përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo nuk është Gjykata Speciale për të cilën votoi Kuvendi i Kosovës.

Shkrimi i plotë e Ismail Tashollit:

KJO NUK ËSHTË GJYKATA SPECIALE PËR TË CILËN VOTOI KUVENDI I KOSOVËS

Argumenti se ata që e votuan Gjykatën Speciale “e bajshin me shnet”, nuk është valid.
Për këto arsye:

1. Veprimi i Zyrës së Prokurorit është i kundërligjshëm, sepse publikoi njoftimin për një aktakuzë që nuk është e konfirmuar.
2. Nuk i garantoi të drejtat themelore të së drejtës në faktin e supozuar të pafajësisë, derisa nuk provohet e kundërta.
3. U shkel Kodi i Etikës.
4. Në paragrafet e fundit të deklaratës së Prokurorit, pretendimet për “pengimin e punës së Gjykatës Speciale” mbështeten në fjalën “besojmë”. Prej kur u bë që brenda habitatit juridik, ku flet vetëm faktologjia, “besimi” të bëhet premisa mbi të cilën ndërtohet një akuzë?
5. Dhe në fund: Prokurori na tregon se cilat janë interesat e Kosovës. Kur ndodhi si precedent që një Gjykatë, qoftë ajo edhe Speciale, t’i tregojë një shteti se cilat janë interesat e tij? Të moralizojë mbi qëllimet dhe rrugën e një shoqërie?
Pra, askush nuk e votoi këtë Gjykatë të tillë siç po shfaqet sot, kur ajo u bë me vendim të Kuvendit të Kosovës.
Kur u votua, mendohej për një Gjykatë që shpërndan drejtësi e neutralitet, e jo politikë dhe interpretime politike

Comments are closed.