Sot është më e thjeshtë për të kaluar mes llogarive të ndryshme Gmail në Android që në iOS ka ekzistuar prej kohësh.
Android Police raportoi se versioni 2019.08.18 i aplikacioni bën të mundur kalimin mes llogarive me një të tërhequr me gisht mbi foton e profilit në krye të ndërfaqes ku gjenden llogaritë.
Një alternativë tjetër është duke klikuar mbi foton e profilit dhe selektuar llogarinë e dëshiruar nga lista e plotë e tyre.
Këtë funksion Google vazhdimisht e ka shtuar në linjën e aplikacioneve Android si Maps, Drive dhe Contacts. Por në Gmail është më e dobishme sepse shumë njerëz aksesojnë disa e-mail-e mes personaleve tek ato të punës.
Çuditërisht opsioni ka qenë i disponueshëm në iOS që prej muajit Mars ndërsa në sistemin operativ të Google ende jo. Opsioni po lançohet gradualisht tek përdoruesit e Play Store.