Ju kujtohet muaji maj kur Google njoftoi se do t’i mundësonte njerëzve të kryenin telefonata falas përmes Google Home? Pajisja është vënë në punë duke filluar nga sot. Nëse ju thoni për shembull “Google, telefono fast food-in më të afërt me mua”, ai do të marrë të dhënat dhe do të kryej thirrjen. Ose, nëse i lejoni Google Home akses në kontaktet tuaja, ju mund të thoni diçka si “Google, telefono mamin”, dhe ai do të zbatojë urdhrin tuaj. Ai gjithashtu është në gjendje të njohë zërat e ndryshëm të personave që bashkëbisedoni, prandaj nëse keni 2 kontakte me emrin “Mami” në telefon, ai do të telefonojë atë të duhurën. Për momentin, telefonatat do të kryhen nga një numër privat/i panjohur… që në fakt pas shumë vitesh eksperiencë njerëzit janë mësuar mos t’ju përgjigjen. Google thotë se ata do krijojnë mundësinë për të regjistruar të dhënat tuaja dhe numrin personal deri në fund të këtij viti. Pajisja po përhapet në çdo shtëpi, me një çmim për vetëm 109 dollarë.