“Tartufi”, kryevepra botërore e Molier-it ka dhënë premierën në teatrin “Migjeni”. Një “Tartuf” shqiptar, nën interpretimin e aktorëve të mirënjohur shkodranë, e sjellur në kohë dhe me origjinalitetin e regjizorit Kushtrim Bekteshi. Kjo vepër pavarësisht se është shkruar nga Molier në vitin 1664 është sot, bashkëkohore dhe e vërtetë, duke tërhequr tashmë vëmendjen e artdashësve në Shkodër e më gjerë. “Tartufi” do të vazhdojë të shfaqet sonte dhe nesër në orën 19.00. (ShkodraWeb)