Shkup, 31 janar – Duke i parashtruar pyetje të tërthorta nga mbrojtja “fishkëllyesit” Gjorgji Llazarevski, nga MPB, në Gjykatën Penale filloi seanca e sotme gjyqësore për lëndën Target-Fortesa e PSP-së.
Llazarevski në seancën e kaluar gjyqësore ishte marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa sot me parashtrimin e pyetjeve filloi avokati i Mijallkovit, Lupço Shvrgovski
Në lëndën “Target- Fortesa” të akuzuar janë ish shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujovski dhe zëvendës shefi në DSK Nikolla Boshkovski si dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov nga DSK dhe pese persona tjera të Drejtorisë.
Ata akuzohen për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015.