Vlerësim i rëndësishëm për Igli Taren, i zgjedhur dy muaj më parë si drejtori sportiv më i mirë në Seria A. Çmimi u dha pas votave të tifozëve nga shtëpia dhe një jurie të zgjedhur nga “Sportitalia”. I njëjti stacion në mbrëmje, brenda transmetimit të orës 23:00, ku ka folur drejtori sportiv bardhekaltër. Për të zbuluar lajmin ka menduar drejtori dhe dirigjenti i “Speciale Calciomercato”, Michele Criscitiello, i gatshëm për të njohur meritën e shqiptarit, si themeli i forcës së një Lazio gjithnjë e më të fortë. Në studio edhe eksperti i mirënjohur i “Calciomercato”, Alfredo Pedullà. Çmimi është gati. Drejtori i “SportItalia”, Michele Criscitiello, po paraqet protagonistin e mbrëmjes, Igli Tare. Ai fillon menjëherë me një pyetje të pakëndshme të merkatos së transferimeve dhe pastaj kalon në konsideratat për Lazion e viteve të fundit. Pyetjes për të ardhmen e tij dhe të De Vrij, Igli Tare iu përgjigj: “Unë tek Interi në vend të Ausilios? Nuk punoj kurrë me “nëse”, apo me “por”. Për momentin ndihem shumë mirë te Lazio dhe nuk kam asnjë propozim, për të cilin duhet të mendoj. A do të shkojë De Vrij tek Interi? Ka mundësi. Shpresoj që deri në fund të sezonit të japë maksimumin, siç ka bërë gjithmonë me fanellën e Lazios”.
Po e ardhmja e trajnerit Simone Inzaghi, cila do të jetë? Këtë e zbulon Tare: “Lazio u tregua e zonja, por ishte edhe me fat, kur i besoi Inzaghit. Ne kishim marrë Bielsan dhe ai do të shkonte te Salernitana. Do të largohet te Napoli, apo Juventusi? Ju siguroj që nuk do të shkojë gjëkundi. Të paktën edhe gjatë dy viteve të ardhshme do të vazhdojë të drejtojë Lazion. Do të respektojë kontratën, më pas mund të shkojë ku të dojë.” Po situata e dyshes Milinkovic-Savic, cila është? “Nuk e di se sa mund të shitet, por me presidentin Lotito e kemi një ide, sa mund të shkojë çmimi i tij. Më shumë se 80-90 milionë? Po, edhe më shumë. Ka interes nga skuadra të ndryshme, por jo oferta konkrete. Nuk kemi patur kontakte me Realin e Madridit, – saktëson Tare, i cili ka një përgjigje edhe për pyetjen: Kush e fiton titullin, Juventusi apo Napoli? “Uroj, Napoli”.
Po në Ligën e Kampionëve, kush do të shkojë nga Seria A? “Napoli, Juventus, Lazio dhe një nga të tjerët”, – saktëson shqiptari. Sipas drejtorit sportiv bardhekaltër, Milani mund të kthehet për të luftuar për vendin e katërt në kampionat. Për kolegun kuqezi, Mirabelli, Tare vendos notën 7, ndërsa Juventusin e konsideron liderin më të fortë në Itali, absolutisht po. Po cila është raporti i tij me Interin dhe Milanin? “Profesionalisht, shumë pozitiv. Me Milanin kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Me Interin nuk kemi ardhur kurrë në kontakt, madje as për çështjen “De Vrij”. Në këto nivele, disa gjëra bëhen në një mënyrë tjetër”.