Tare nuk lëviz në merkato për shkak të Hysajt

Trajenri i Lacios, Maurico Sarri zhvilloi një takim me kryesinë e Lacios ditën e djeshme ku një nga temat kryesore të diskutimit ishte kërkesa e teknikut për një tjetër mbrojtës në krahun e majtë, me klubin kryeqytetas që për momentin nuk mund të lëvizë për ti plotësuar dëshirën italianit dhe për shkak të Hysajt.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, presidenti Lotito ka qartësuar Sarrin se klubi nuk mund të kryej asnjë përforcim nëse më parë nuk ka largime mes lojtarëve që bëjnë pjesë në skuadër, me Hysajn që mbulon krahun e majtë të mbrojtjes për momentin.

Për mbrojtësin kuqezi në javët e shkuara ka pasur interesim nga ana e Valencias, me klubin spanjoll që mund të bëjë një ofertë zyrtare në ditët e ardhshme ku dhe situata e Hysajt te Lacio mund të favorizojë këtë transferim.

Advertisements