Lacio ka afruar disa futbollistë në këtë merkato vere, duke plotësuar dëshirat e trajnerit Inzagi,. Megjithatë duket se merkatoja nuk ka përfunduar. Për lacialët tani fillon pjesa më e vështir pasi u duhet të shesin serbin Milinkoviç-Saviç dhe të gjejnë një zëvendësues për të.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Igli Tare është larguar nga Italia dhe ka si destinacionin e radhës Anglinë. Ai pritet që të takohet në Londër me drejtues të Mançester Junajtidit për të shitur serbin, i cili tashmë vlerësohet 75 milionë euro.
Për këtë shifër, Lacio është e gatshme ta ofrojë dhe nuk duket se ka pretendime të tjera për të. Sakaq, me afrimin e Milinkoviç-Saviç, pritet që nga “Old Trafford” të largohet Pol Pogba për të cilin ka interes nga Juventusi.