Lacio ka nevojë për përforcime dhe Igli Tare po sheh të gjitha mundësitë për të gjetur ata futbollistë, të cilët do t’i bënin punë skuadrës për sezonin e ri. Pas rinovimit të kontratës me presidentin Lotito, Tare është edhe më i qetë në punën e tij.
Ai po ndjek me shumë vëmendje Diego Lainez, meksikanin e Betisit, i cili në vendin e tij krahasohet me Lozanon e PSV-së. “Il Messaggero” bën me dije se klubi nga Sevilja e ka marrë nga Klub America, duke paguar 14 milionë të ndarë në tre këste.
Lacio është gati të paguajë dy milionë euro më shumë te Betisi, nga ku mori sezonin e kaluar Riza Durmishin, që nuk rezultoi ashtu siç e prisnin te klubi bardhekaltër. Mesfushori-sulmues Diego Lainez është një talent dhe Tare nuk dëshiron që t’i shpëtojë nga duyart ky rast.