Lazio refuzon 40 milionë euro për Thomas Strakoshën. Të paktën kështu raporton e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.
Newcastle United është skuadra që interesohet për shërbimet e gardianit të kombëtares shqiptare, por sipas gazetës në fjalë drejtori sportiv i Lazios Igli Tare dhe presidenti Claudio Lotito nuk janë aspak të interesuar për ta shitur Strakoshën pasi e konsiderojnë të pashitshëm dhe pjesë e projektit të klubit bardhekaltër.
Edhe pse Newcastle ka gati 40 milionë euro për shqiptarin, Lazio as që ka ndërmend ta marrë në konsideratë këtë ofertë. Për Strakoshën janë interesuar edhe më herë skuadra të Premier League, madje klube të mëdha pasi Liverpool dhe Tottenham e kanë kërkuar 24-vjeçarin.