Shkup, 9 tetor – Johan Tarçullovski i VMRO-DPMNE-së do të fitojë bindshëm në Komunën e Kisella Vodës, shkruan gazeta KOHA. Së paku kjo mund të shihet nga anketa e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe TV Telma, sipas të cilës, për Tarçullovskin do të votojnë më shumë se 11 për qind krahasuar me mbështetjen që ka Filip Temelkovski i LSDM-së. Madje, sipas rezultatit, Tarçullovski i VMRO-së që në raundin e parë mund ta fitojë Komunën e Kisella Vodës. Bindshëm VMRO do të udhëheq edhe në Këshillin e Komunës. Më shumë se 44 për qind mbështetje të anketuarit i kanë dhënë Listës së këshilltarëve të VMRO-së, kundrejt 29.3 për qind për Listën e LSDM-së. Anketa e TV Telma bashkë me QMBN është realizuar me mbi 1000 anketues nga të gjitha etnitetet në Shkup, sapo ka filluar fushata parazgjedhore. Gabimi eventual i anketës, siç thonë realizuesit e anketës, mund të jetë +/- 6 për qind dhe kjo është arsyeja që nuk publikohen përqindjet e anketës si numra. (koha.mk)