Shkup, 9 janar – Edhe Johan Tarçullovski, njëri nga gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE të amnistuar nga shumica parlamentare, ka dalë në protestën e sotme para Parlamentit, shkruan gazeta KOHA.
Pasi braktisi seancën e parlamentare, bashkë me deputetët tjerë të VMRO-së, ai iu bashkëngjit protestave kundër ndryshimeve të Kushtetutës. “Unë jam aty ku është populli. Para parlamentit”, shkroi Tarçullovski në profilin e tij në Facebook, raporton koha.mk.
Tarçullovski është një nga deputetët i cili në fund të muajit dhjetor u lirua nga akuzat për sulmin e Parlamentit më 27 prill vitin e kaluar. Ligji i amnistisë përfshiu edhe pesë kolegë të tij, si dhe dhjetëra huliganë tjerë të akuzuar për rrahje të deputetit, ndërsa ishin akuzuar për vepër penale “terrorizëm”. (koha.mk)