Shkup, 22 shkurt – Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari konsideron se “marrja e kompetencave që të emërojë dhe shkarkojë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme komunale është qërim hesapi politik në dobi të partisë politike BDI”.
“Sot, Zaevi i mori ingerencat e komunës Gostivar dhe ia dha BDI-së. E njëjta ndodhi edhe në vitin 2010, megjithatë atëherë Gruevski e bëri të njëjtën. Ku është dallimi midis vitit 2010 përkundër 2018-ës? Sipas kësaj mund të them se po zbatohet praktika: kush nuk mendon sikur ne duhet të shkatërrohet. Thjeshtë, çdo nder, me të vërtetë kjo është ‘shoqëri për të gjithë'”, deklaroi Taravari.
Kompetencat e kryetarit të komunës së Gostivarit në pjesën e arsimit, siç thuhet, i janë marrë dje pasdite në pjesën që i përket emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme komunale. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve sot tha se arsye për këtë është fakti që gjatë kohë nuk ka mundur të vendoset ligjshmëri në punë në pjesën e arsimit.
“Në vendimin që është marrë, e sot veçmë është dërguar deri te komuna e Gostivarit, dhe do të publikohet publikisht që opinioni të mund ta shohë, janë përshkruar të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga ana e Inspektoratit Arsimor Shtetëror, të gjithë vendimet që janë marrë nga ana e tyre me vërejtje dhe kryetari i komunës duhet t’i respektojë, por për fat të keq deri më sot kjo nuk është bërë”, tha Deskoska.
Nga kabineti i Taravarit, konfirmuan se deri tek ata nuk ka mbërritur një vendim i tillë, ndërsa kur do ta marrin do të dalin në konferencë shtypi ose do të prononcohen me kumtesë.