Gostivar, 1 prill – Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij mbrëmë vizitoi pikat të cilat kontrollojnë lëvizjen pas orës 21:00. Prej policëve kërkoi që vazhdimisht t’i zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, njofton KOHA.
Kryetari i komunës në takimet me policët të cilat prej javës së kaluar kanë qenë në detyrë në tetë pika kontrolluese u shprehu falënderim për përkushtimin dhe kryerjen e ndërgjegjshme të detyrimeve gjatë pandemisë.
Taravari i vizitoi edhe punonjësit komunalë të cilat mbrëmë kryenin masa për dezinfektimin e qytetit dhe fshatrave përreth, ndërsa siç tha, “dezinfektimi i ndërtesave kolektive do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim”.
Njeriu i parë i komunës tha se nëse do të ketë nevojë do të kërkonte masa më rigoroze, sepse, siç shtoi ai, “numri i të infektuarve pritet të rritet në periudhën e ardhshme dhe do të duhet më shumë mbrojtje”.
Në Gostivar janë raportuar 20 kërkesa të personave të cilët pa leje lëvizin gjatë kohës së orës policore. Prokuroria themelore publike dje për nëntë persona nga Gostivari kërkoi dënim prej 100 gjobave ditore, pasi që të dielën janë shëtitur me automjete pas orës 16:00. (koha.mk)