Shkup, 15 tetor – Dr.Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat, ka propozuar të formohet Këshilli nacional për shëndetsi ashtu siç e parasheh ligji në kohë pandemie.
“Ja një sugjerim nga opozita për pushtetin lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë. Sipas ligjit për mbrojtje shëndetsore gjatë kohës së pandemisë ose kanosje e çfardolloji për shëndetin publik atëherë ligji e parasheh formimin e Komisionit Nacional për Shëndetsi të cilin e udhëheq Ministri i Shëndetsisë por aty marrin pjesë edhe shumë ministri tjera që lidhen me situatën,në atë komision do të mundeshin të kyçen edhe më shumë ekspert të fushës me qëllim të menaxhimit të situatës në mënyrë sa më efikase”, deklaroi Taravari.
Duke folur për menaxhimin e situatës me Covid-19 tha se sistemi jonë shëndetësor nuk ka një rrugë ose një udhërrëfyes të qartë të shkruar se si duhet të trajtohet një pacientë.
“Pushteti të mos presë se ne si opozitë do ti lavdërojmë dhe do të mbyllim sytë përballë dështimit të sistemit me përballjen e pandemisë me Covid-19”.
Mungesa e një udhërrëfyesi zyrtarë sigurisht se i vendosë në një situatë jo të mirë mjekët tanë që po trajtojnë pacientët me Covid-19, deklaroi më tej Taravari.