Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili ishte që në fillim në spital, kur filloi arritja e pacientëve të parë nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot pasdite në rrugën Shkup-Tetovë, u shpreh se shumica e udhëtarëve kanë qenë nga Gostivari, transmeton koha.mk.
“Shumica e udhëtarëve janë nga Gostivari. Shpreh ngushllimet familjeve të viktimave. Prej 35 pacientëve 5 kanë ndërruar jetë. 5 prej udhëtarve janë në gjendje kritike. 20 ose 25 janë në gjendje relativisht janë në gjendje stabile. Shpresojmë që dita e nesërme të jetë ditë më e mirë për ata që e kanë kaluar këtë ditë,” është shprehur Taravari.
Megjithatë, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Filipçe, 13 është numri i përgjithshëm i viktimave nga aksidenti i sotshëm.