Gostivar, 11 dhjetor – Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur një konferencë për shtyp me sekretari gjeneral i LR-PDSH-së, Arben Taravari, sipas të cilit, “Aleanca për shqiptarët” ka arritur rezultate shumë të mira përkundër asaj që, siç tha ai, kishim një luftë kundër nesh nga pozita dhe opozita që ishin si binom në këto zgjedhje. “Në Kërçovë kemi fituar disa fshatra, në Dibër kemi rezultate shumë të mira pak më dobët se BDI, në Gostivar jem aty me BDI-në, analizojmë rezultatet në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë”, tha Taravari.