Shkup, 30 tetor – Kryetari i ri i Gostivarit, Arben Taravari, i cili për momentin ende e kryen funksionin e ministrit të shëndetësisë në një deklaratë për Fokus, thotë se tani po i shikon se si janë procedurat dhe do të jep dorëheqje nga posti i ministrit.
‘Nesër do të vi në ministrinë e shëndetësisë dhe do të shoh se cilat janë procedurat dhe afatet që të jap dorëheqje. Une e kisha patjetër të kandidohem për kryetar komune të Gostivarit sepse ndonjë tjetër nuk mund të fitonte. Menjëherë do të fillojmë me punë, gjëja e parë që do të bëj është të siguroj ujë për qytetarët’, tha Taravari, transmeton Koha.